0030 210 33 18 483

Nënshtetësia, qytetet dhe adresat ku do të jepen provimet

TV Tribuna 03 Maj 2021

Ministria e brendshme ka publikuar adresat e shkollave ku do të zhvillohen provimet e 16 majit, me qëllim pajisjen me certifikatën e njohurive të mjaftueshme për natyralizim (politografisi).

Janë gjithsej 19 qendrat ku do të zhvillohen provimet në gjithë Greqinë.

Ato janë ndarë si më poshtë:

Nga një në Larisa, Janinë, Iraklio Kretë, Patra dhe Tripoli.

Tre qendra në Selanik, ku në njërën njerën prej tyre do të kalojnë nga provimi edhe invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.

11 qendra janë në periferinë e Atikës, të ndara si më poshtë:

2 në Pire,

Nga një në Petrupoli, Peristeri, Egaleo, Marusi, Agia Paraskevi, Nea Jonia, Argyrupoli, Athinë -Kipseli dhe Athinë Thisio.

Kjo e fundit do të jetë vetëm për invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ministria e brendshme njofton gjithashtu se brenda ditëve të ardhshme do të bëhet edhe shpërndarja e kandidatëve sipas qendrave ku do të duhet të paraqiten për provimin e 16 majit.

LARISA: SHKOLLA E MUZIKËS (Tassou Livaditi 18, tel. 2410 627121, 2410 627757)

JANINË: SHKOLLA ZOSIMEA (Sheshi Arkiepiskopu Spyridonos, tel. 26510 25013)

IRAKLIO – KRETË: LICEU 3 (Leoforo Dimokratias 12, tel. 2810 28 2911)

PATRA: LICEU 3 (Agios Ioannis Pratsikas 2 tel. 2610 322190, 2610 316875)

TRIPOLI: LICEU (Pelagous 1, tel. 2710 222019)

SELANIK: LICEU 1 STAVRUPOLI (Pesonton Iroon 2, tel. 2310 656387), Qendër Provimi dhe si Qendër Speciale e Provimit.

LICEU 3 STAVRUPOLI (Perikleous 21, tel. 2310 659261)

LICEU 15 (Karolou Dil 24, tel. 2310 231357)

ATIKA

PETRUPOLI: LICEU 1 (Anat. Rumelias & Thesalias, tel. 210 5015335)

PERISTERI: GJIMNAZI 3 (Kyprou & Psarron 18, tel. 210 5711701)

EGALEO: LICEU 1 (Papanikoli 14, tel. 210 5313099)

MARUSI: LICEU 3 (Kyrillou dhe Pelika, tel. 210 6141103, 210 8022397)

AGIA PARASKEVI: LICEU 3 (hrysostomou SmyrniS & Plataion, tel. 210 6016531, 210 6007653)

NEA JONIA: LICEU 2 (Kalvou 103, tel. 210 2793541, 210 2777155)

PIRE: LICEU ZANEIO (Kolokotroni 6, TEL. 210 4111992)

PIRE: LICEU IONIDEIO (Sotirou Dios 17, TEL. 210 4175291)

ARGYRUPOLI: LICEU 1 (Polemiston 15 tel. 210 9925514)

ATHINË – KIPSELI: GJIMNAZI 60 (Rineias 2-4 Kypseli, TEL. 210 8839959)

ATHINË: LICEU 9 (Troon 2, Thiseio, TEL. 210 3464680) Qendër Speciale Provimi për invalidët dhe personat me aftësi të kufizuar.

Ndaje me miqte