Në pranga ish ministri i mbrojtjes dhe bashkëshortja
Tribuna TV
24 Tetor 2018
Gjykata e Athinës ka vendosur masën e paraburgimit për Janos Papantoniu, anëtar i qeverive të PASOK-ut në periudhën 1993 – 2004.
E njëjta masë është komunikuar edhe për bashkëshorten e tij dhe të mërkurën paradite të dy ata kanë kaluar pragun e burgut të Koridalosit.
Marrja e në pyetje e ish ministrit zgjati plot 21 orë.
Papantoniou akuzohet se gjatë kohës që ishte ministër i mbrojtjes (2001-2003), ka firmosur kontrata për riparimin e gjashtë fregatave të flotës luftarake-detare. Sipas akt akuzës, dëmi që i është shkaktuar shtetit nga kontrata është 400 milionë euro.
Ndërsa ish ministri akuzohet për një mitëmarrje prej 2,8 milionë franga zviceriane.
Një nga arsyet që i shtyu hetuesit të kërkojnë masën e paraburgimit, ishte fakti se dyshohej që çifti mund të largohej nga Greqia. Ata kanë leje qëndrimi zviceriane si dhe kanë blerë një banesë në Gjenevë.
Papantoniou është i dyti politikan që ka shërbyer si ministër mbrojtjeje gjatë qeverisjes së PASOK-ut, që kalon pragun e burgut. Në vitin 2012, ish ministri tjetër, Akis Tsohatzopoulos u burgos edhe ai bashke me të shoqen, me akuza të njëjta, por që kishin të bënin me blerjen e sistemeve të raketave.
Ndaje me miqte