0030 210 33 18 483

Në pritje të vendimit ndaj baronit të drogës El Chapo

Zëri i Amerikës 04 Shkurt 2019

Pas dëgjimit të dëshmive për gati tre muaj, një juri në Nju Jork mblidhet sot për të vendosur rreth rastit të El Chapos, baronit famëkeq meksikan të drogës.

Anëtarët e jurisë dëgjuan dëshmi nga më shumë se 50 dëshmitarë të prokurorisë lidhur me fuqizimin e 61-vjeçarit Joaquin "El Chapo" Guzman si kreu i kartelit të drogës Sinaloa.

Prokurorët thonë se ai mbikqyri kontrabandimin e 200 tonëve kokainë drejt Shteteve të Bashkuara gjatë më shumë se dy dekadave dhe është përgjegjës për një valë vrasjesh në betejat me kartelet e tjera të trafikimit.

El Chapo është sidomos i njohur për arratisjen dy herë nga burgjet meksikane para se të kapej për herë të tretë para tre vjetësh.

Departamenti amerikan i Thesarit e konsideronte atë si "trafikantin më të fuqishëm të drogës në botë".

Në argumentet përmbyllëse javën e kaluar, prokurorja amerikane Andrea Goldbarg tha se Guzman ishte duke planifikuar një tjetër arratisje nga burgu pasi u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2017. Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në izolim.

Ndaje me miqte