Në rritje imigrimi ilegal nga Indianët në Britaninë e madhe , lënë pas dhe shqiptarët
Tribuna News Network
25 Prill 2023
Një lajm i ri është se, sipas The Telegraph, në tre muajt e parë të këtij viti ka pasur 675 migrantë indianë që kanë kaluar Kanalin Anglez me gomone, duke bërë kështu kombësinë indiane të dytën që ka kaluar kanalin, pas afganëve.
Ekspertët e imigracionit besojnë se synimi i tyre është për të jetuar dhe punuar në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme, pasi në këtë mënyrë shohin një rrugë ekonomike të lirë dhe jo të kushtueshme.
Në të kundërt, numri i shqiptarëve që kanë kaluar kanalin ka rënë në vetëm 29 nga janari deri në fund të marsit, krahasuar me vitin e kaluar, që ishte kombësia e parë , kur 12,301 shqiptarë kaluan Kanalin Anglez. Kjo rënie mund të lidhet me pakësimin tradicional të emigracionit shqiptar gjatë periudhës së dimrit.
Ndaje me miqte