0030 210 33 18 483

Nafta për ngrohje, platforma e subvencionimit hapet deri në 10 nëntor

TV TRIBUNA 20 Tetor 2021

Platforma për subvencionimin e naftës për ngrohje do të hapet brenda datës 10 nëntor, bëri të ditur ministri alternat i financave Theodoros Skilakakis.

Ai vuri në dukje se një pjesë e kompensimit do të jepet si paradhënie deri në 10 dhjetor, për ata që kishin marrë subvencionim vitin e kaluar.

“Do të marrin fillimisht gjithë subvencionimin që kishin marrë vjet dhe nëse faturat e tyre janë më të mëdha, do të marrin pjesën tjetër deri në 30 dhjetor. Deri atëherë do ta marrin kompensimin edhe përfituesit e rinj”, sqaroi ministri alternat i financave.

Lidhur me shtrenjtësinë në tre, Skilakakis vlerësoi se çmimet do të fillojnë të ulen nga muaji prill, ndërsa theksoi se duhen shtuar pagesat në mënyrë elektronike.

Ndaje me miqte