NATO: Marrëveshja për të blerë 1000 raketa Patriot nga vendet evropiane
Tribuna News Network
03 Janar 2024
NATO njoftoi sot se departamenti i saj i prokurimit do të ofrojë mbështetje për një grup shtetesh anëtare, duke përfshirë Gjermaninë, Holandën, Rumaninë dhe Spanjën, me një kontratë për blerjen e deri në 1000 raketëve anti-ajrore Patriot.
Në një deklaratë, aleanca ushtarake transatlantike bëri të ditur se Agjencia i ka dhënë kontratën për prodhimin dhe dorëzimin e tyre COMLOG, një bashkëpunim midis kompanive Raytheon dhe MBDA. Ajo gjithashtu vuri në dukje se prodhimi evropian i raketave do të zgjerohet.
"Në përputhje me Iniciativën Evropiane të Mburojës së Qiellit (ESSI), prokurimi i konsoliduar shumëkombësh ofron avantazhe në aspektin ekonomik dhe ndihmon në zgjerimin e kapacitetit të prodhimit për raketat e reja GEM-T, për të përmbushur kërkesat e rritura", tha NATO në deklaratën e saj.
Ndaje me miqte