NATO: Stoltenberg nuk po kërkon një mandat tjetër
ATSH
12 Shkurt 2023
BRUKSEL, 12 shkurt /ATSH-DPA/ – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg nuk po kërkon një zgjatje tjetër të mandatit dhe do të largohet nga posti i tij siç ishte planifikuar, në vjeshtë të këtij viti, tha aleanca e mbrojtjes.
“Mandati i sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg është zgjatur tre herë dhe ai ka shërbyer për pothuajse nëntë vjet në total”, tha zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Mandati i sekretarit të sërgjithshëm përfundon në tetor të këtij viti dhe ai nuk ka ndërmend të kërkojë një vazhdim tjetër të mandatit të tij.
Në mars të vitit të kaluar, mandati i Stoltenbergut u zgjat deri më 30 shtator 2023, menjëherë pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës.
Kohët e fundit, ka pasur spekulime se mandati i 63-vjeçarit mund të zgjatej sërish mes konfliktit në Ukrainë.
Ndaje me miqte