0030 210 33 18 483

NBA, Luka Doncic bën historinë, 60 pikë përballë Knicks

TV TRIBUNA 28 Dhjetor 2022

Mbrëmjen e kaluar ndodhi diçka historike. Luka Doncic përballë New York Knicks shkroi një tjetër faqe historike të NBA duke rrealizuar 60 pikë, duke rikuperuar 21 topa nga tabela dhe duke dhuruar 10 asist. Sipërmarrje kjo që ndryshe njihet treshe numrash dyshifrorë.

Ajo që bën edhe më epike performancën e sllovenit është mënyra si arriti këto statistika. 27 sekonda nga fundi i kohës së rregullt Dallas Mavericks ishin 9 pikë larg ekipit të Knicks. Për të treguar rëndësinë e asaj që ndodhi mbrëmë thotë shumë edhe stastika e regjistruar në 20 vitet e fundit në NBA ku asnjë ekip i gjendur me 9 a më shumë pike dizavantazh 27 sekonda nga fundi nuk ka fituar në asnjë nga 13.884 precedentët.

Për të bërë edhe më epike ndeshjen mendoi po Doncic, i cili katër sekonda nga fundi, i gjendur i vetëm përballë rrethit pasi po ekzekutonte një goditje të lirë gaboi me dashje duke i dhënë kështu mundësi vetes që të kapte përsëri topin dhe të shënonte një dypikësh në të rënë të sirenës për të dërguar takimin në shtesë. Pikërisht në “over time” slloveni pasuroi mbrëmjen duke shtuar 7 pikë të tjera si dhe duke rrëmbyer edhe tre herë topin nga tabela. Me këtë performancë Doncic barazon James Harden, i cili ishte i vetmi deri më sot që kishte rregjistruar 60 pikë në një ndeshje të vetme të shoqëruaar nga shifra të dyfishta sa i përket topave të rikuperuar në tabelë dhe asisteve të dhënë.

Në fund të duelit Doncic pranoi lodhjen dhe komentoi kështu ndeshjen: “Jam i vdekur, kam nevojë për një birrë. Ishte një ndeshje intensive dhe më duhet të pranoj se jam i ezauruar”.

Ndaje me miqte