ND: Do të bëjmë çdo përpjekje që mos të marrë fuqi marrëveshja e Prespës
Tribuna TV
01 Tetor 2018
“Demokracia e re që nga momenti i parë ka theksuar se marrëveshja e Prespës është e dëmshme për interesat kombëtare të Greqisë. Për këtë arsye në qershor paraqiti mocion mosbesimi kundër qeverisë”, nënvizon partia më e madhe opozitare në një deklaratë për shtyp mbi referendumin në vendin fqinj.
Dhe ND shton: “Pritja krejtësisht e ndryshme që i rezervuan rezultatit të referendumit SYRIZA dhe ANEL konfirmojnë, për fat të keq, se vendi po qeveriset nga një bashkezistencë cinike njerëzish që nuk u bëhet vonë për interesin kombëtar, duke vënë mbi të qëndrimin edhe për pak muaj në karriget e pushtetit. Demokracia e re do të bëjë çdo përpjekje që të mos marrë fuqi ligjore marrëveshja e Prespës, e dëmshme për interesat kombëtarë”.
Ndaje me miqte