0030 210 33 18 483

Ndërron jetë Maradona...

TV TRIBUNA 25 Nentor 2020

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeç, pak ditë pasi doli nga spitali ku i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë për heqjen e një hematome.

Sipas gazetës Clarin, futbollisti më i madh i të gjitha kohërave -në vlerësimin e shumë specialistëve- pësoi një atak kardiak.

Paraditen e të mërkurës, 25 nëntor, Diego ndjeu dhimbje të fuqishme në kraharor ndërsa ndodhej në shtëpinë e tij në zonën San Andre të qytetit Tigre.

Mjaft autombulanca shkuan me nxitim për t’i dhënë ndihmën e parë, por me gjithë përpjekjet e mjekëve nuk ishte mundur të mbahej në jetë.

Me publikimin e lajmit tragjik Twitteri u “bombardua” nga mesazhe.

Ekipe jo vetëm të futbollit nga i gjithë planeti, shprehin lamtumirën e tyre ndaj “perëndisë së topit”.

Ndaje me miqte