0030 210 33 18 483

Ndëshkohen 758 drejtues mjetesh për përdorim të celularit

ATSH 09 Gusht 2019

758 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, njofton ATSH.

Drejtoria e Policisë Rrugore njoftojnë se, nisur nga rreziku potencial, që mbart përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nga fakti që në shumë aksidente rrugore, është provuar se shkak është bërë përdorimi i aparatit celular, rrugorët e kryeqytetit janë angazhuar me forma kontrolli nga me efikaset, përfshi edhe agjentët civilë, të cilët monitorojnë dhe dokumentojnë sjelljen e përdoruesve të rrugës në zona të ndryshme të kryeqytetit.

“Duke vlerësuar si trend negativ, gjithmonë e më shumë, përdorimin e aparatit celular,, Policia rrugore e Tiranës do të vijojë në mënyrë permanente me verifikimet dhe procedimet administrative për këtë shkelje, pasi vetëm gjatë ditëve të fundit janë verifikuar dhe ndëshkuar 758 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit”, përfundon njoftimi i Policisë Rrugore Tiranë, i cili shoqërohet dhe nga një video.

Ndaje me miqte