0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta botuesi Jorgos Kuris

Tribuna TV 30 Prill 2018

Pas një beteje të gjatë me kancerin, të hënën është ndarë nga jeta në moshën 81 vjeçare, botuesi i njohur grek, Jorgos Kuris.

Sipas njoftimit të publikuar nga gazeta “Kontra-News”, Jorgos Kuris u lind në 1937 në Argostoli të Kefalonias, ku nisi dhe karrierën si gazetar me gazetën lokale “Foni tis kefalinias2 që botonte bashkë me të vëllain, Makis.

Pasoi themelimi i grupit mediatik Kouris Media Group dhe publikimi I gazetave “Nea Efimerida”, “Avriani”, “O Filathlos”, “Dimokratikos Logos”, “I Niki” dhe “Kontra News”, ndërsa krijoi edhe stacionet radiofonike “Radio Athina”, “Radio Thesaaloniki” dhe “Sprint FM”.

Gjithashtu ka ktijuar stacionin televiziv “Kanali 29” dhe pas shndërrimit të tij në “Star Channel”-n e sotëm, në 1993, pasoi një tjetër televizion, “Kanali 5” që u transformua në “Alter Channel”. Pas shitjes së Alterit, krijoi Extra Channel dhe në 2012, “Kontra Channel” dhe portalin Kontranews.gr.

Siç bënë të ditur të afërmit e tij, ceremonia e varrimit do të kryhet në ishullin Kefalonia, në një rreth shumë të ngushtë familjar.

Ndaje me miqte