0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta legjendari i muzikës, Clarence Avant

Tribuna News Network 16 Gusht 2023

 

 

Është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare një nga producentët dhe drejtuesit më të rëndësishëm në industrinë e muzikës, i cili luajti rolin e tij të veçantë në ngritjen e muzikës zezake.

 

 

Historia e jetës dhe udhëtimit të tij shndërrohet në një dokumentar emocionues në platformën e Netflix me titullin "The Black Godfather".

 

Avant vdiq sot në shtëpinë e tij në Los Angeles, njoftoi familja e tij, duke vënë në dukje se ai “lë pas një familje të dashur dhe një det miqsh dhe kolegësh që ndryshuan botën dhe do të vazhdojnë ta ndryshojnë atë për brezat që do të vijnë. Gëzimi i trashëgimisë së tij zbut pikëllimin e humbjes sonë”.

 

Me një karrierë prej disa dekadash, Clarence Avant ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj në industrinë e muzikës, veçanërisht muzikën zezake, si Michael Jackson, Jay-Z, Jimmy Jam & Terry Lewis, Pharrell Williams, Whitney Houston, Antonio "LA" Reid, Kenny "Babyface" Edmonds, Lionel Richie, Jimmy Iovine, Irving Azoff, Reginald Hudlin, Sylvia Rhone, Queen Latifah, Jheryl Busby, Jon Platt, Sean Combs, Snoop Dogg, David Geffen, Jamie Foxx.

Ai ishte gjithashtu një bashkëpunëtor i ngushtë i Quincy Jones për vite, ndërsa themeloi Sussex Records dhe shërbeu si kreu  legjendar Motown.

Ndaje me miqte