0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta Mimis Papaioannou, legjenda e futbollit grek

TV TRIBUNA 15 Mars 2023

Mimis Papaioannou, një nga futbollistët më të mëdhenj të Greqisë dhe që e kishte lidhur ngushtë emrin e tij me AEK-un, është ndarë nga jeta të mërkurën.

Sulmuesi e shkëlqyer ka veshur 61 herë fanellën e kombëtares,. Me të cilën shënoi 21 gola.

Te AEK-u ishte pikë referimi që nga 1962 deri në 1979, duke e udhëhequr ekipin verdhezi në fitimin e 5 titujve kampionë (1863, 1968, 1971, 1978, 1979) dhe tre kupave të Greqisë (1964, 1966, 1978), ndërsa ishte golshënuesi më i mirë i kampionatit në 1964 dhe 1966.

Papaioannou luajti një rol vendimtar në kualifikimin e “Enosit” në gjysëmfinalet e kupës UEFA në sezonin 1976-77, momentin më kulmor në historinë europiane të AEK-ut, duke shënuar golin e tretë dhe vendimtar kundër Quins Park Raingers, në ndeshjen e kthimit.

Papaioannou është golshënuesi më i mirë i të gjitha kohërave te AEK-u, me 289 gola në 566 ndeshje. Sipas shërbimit ndërkombëtar statistikor të historisë së futbollit (IFFHS) Mimis papaioannou është futbollisti më i mirë në historinë e futbollit grek.

Papaioannou ishte lindur në 23 gusht 1942 në Nea Nikodomea të Imathias. Në moshën 17 vjeç u aktivizua me Verian dhe tre vjet më vonë, në 1962 mbërriti në Athinë, te AEK-u.

Ndaje me miqte