0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta Rikard Ljarja

TV Tribuna 21 Prill 2020

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. 
AI prej disa kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia.
Rikard Ljarja lindi në 1 prill të 1943 në Shkodër, ndërsa njihet nga shqiptarët për rolet e tij në teatër dhe në kinematografinë shqiptare.
Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër, ndërsa në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i disa filmave artistikë. 
Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.
Filmografia
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha  (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës  (1988) Vasili
Rrethi i kujtesës  (1987) Mjeku
Në prag të jetës  (1985), Andrea
Skëterrë ’43  (1980) Andrea
Radiostacioni  (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë  (1978) Luka
Ilegalët  (1976) Tosti
Në fillim të verës  (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell  (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha  (1974) Deda
Shpërthimi  (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja (1972) Fitimi
Kur zbardhi një ditë  (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968) Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen  (1967) Perlati
Duel i heshtur  (1967) Skenderi
Komisari i dritës (1966) Dritan Shkabaj

Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emërimit – (1981)
Sketerrë 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Ndaje me miqte