0030 210 33 18 483

Ndahet nga jeta Rovertos Spiropoulos

TV Tribuna 23 Qershor 2019

Është ndarë papritur nga jeta politikani Rovertos Spiropoulos, një nga figurat historike të PASOK-ut.

Spiropoulos, 72 vjeç ishte duke notuar në një plazh të Evias, kur befas ndjeu një dobësi dhe pas pak dha shpirt.

Ishte pasditja e të shtunës, 22 qershor dhe ai kishte shkuar në plazh bashkë me të shoqen.

Trupi i tij u dërgua me autoambulancë në spitalin e Kymis, ku u konfirmua vdekja.

 

Rovertos Spiropoulos, politikan dhe sindikalist, ishte ndër themeluesit e PASOK-ut.

Që nga kongresi i parë është zgjedhur vazhdimisht në komitetin qendror, ndërsa në periudhën 2006-2010 ishte drejtor i përgjithshëm i partisë.

Ka shërbyer si kryetar i sindikatës së OTE-së, sekretar organizativ i Konfederatës Sindikale Greke (GSEE), deputet i Arkadisë (1996, 2000), zëvendësministër dhe guvernator organizmash të ndryshëm shtetërorë.

Nga viti 2010 deri në qershor 2015 ishte guvernator i IKA-s.

Për ata që e kanë njohur, Spiropoulos kishte një simpati të madhe për emigrantët dhe për shqiptarët në veçanti. Në mjaft raste, ka ndihmuar shumë prej tyre, në rrugë institucionale.

 

Politika për vdekjen e Rverto Spiropoulos

Kryetari i Parlamentit grek, Nikos Voutsis shprehu trishtimin e tij për ndarjen nga jeta të Roverto Spiropoulos.

“Roverto Spiropoulos u shqua për korrektesën, ndjhenjën e përgjegjësisë, por edhe modestinë dhe moralin e tij, në beteja sindikaliste dhe politike”, deklaroi Voutsis.

Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim, Fofi Gennimatas, shprehu “dhimbjen dhe troishtimin” e saj.

“Ndër themeluesit e PASOK-ut, ishte në vijën e parë me korrektesë, përgjegjësi dhe modesti deri në momewntin e fundit. Qëndroi i papërkulur përballë sulmeve dhe i paepur ndaj vështirësive. Por mbi të gjitha ishte një shok i palodhur me kontribute të mëdha për partinë dhe atdheun. Ngushëllime familjes”, deklaroi Gennimatas.

Nga ana e vet ish kryeministri Jorgos Papandreu shprehu keqardhjen e madhe për ndarjen nga jeta të Roverto Spiropoulos.

“Me dhimbje të madhe mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut të dashur, të bashkëpunëtorit, të lufëttarit të shkëlqyer, me kontribute të mëdha për atdheun dhe partinë. Rrugë të mbarë, Roverto”, deklaroi Papandreu.

Ndaje me miqte