0030 210 33 18 483

Ndalimi i qarkullimit, si do të gjendet vërtetimet A dhe B

TV Tribuna 22 Mars 2020

Për çdo lloj lëvizjeje gjatë ditëve të ndalimit të qarkullimit, qytetarët do të duhet të plotësojnë vërtetimet A dhe B.


Vërtetimi A
Vërtetimi i tipit A, ka të bëjë me lëvizjet e punonjësve. Ky dokument plotësohet vetëm një herë dhe firmoset nga punëdhënësi apo përfaqësuesi i ligjshëm në rastin e subjektit juridik.
Në rastin e profesionistit të lirë apo të vetëpunësuarit, nga vetë personi.
Vërtetimi përmban emrin dhe mbiemrin, adresën e banimit dhe të punës, si dhe orarin e fillimit dhe të mbarimit të punës.
Punonjësi e mban detyrimisht me vete, gjatë lëvizjes drejt dhe nga vendi i punës.


Vërtetimi B
Vërtetimi B do të përdoret për gjithë rastet me tjera:
Shkuarje në supermarket, farmaci, bankë, etj., dhe për çdo lëvizje të veçantë, qytetarët duhet të plotësojnë çdo herë formularin e tipit B, me emrin e mbiemrin, adresën e banimit dhe vendin se ku do të shkojnë, si dhe arsyen konkrete të lëvizjes.


Ku do të gjenden
Formularët e vërtetimeve do të gjenden në adresën elektronike forma.gov.gr
Në të njëjtën adresë do të ketë edhe udhëzime të hollësishme.


Mund ta plotësoni edhe me shkrim dore
Në rast se nuk është i mundur aksesi në internet, ofrohet dhe mundësia që vërtetimi të plotësohet me dorë.
Vërtetimi duhet të ketë këto informacione:
Emër mbiemër
Adresa e banimit
Arsyeja e lëvizjes
Data, ora, nënshkrimi

Me SMS në numrin 13033
Gjithashtu ofrohet mundësia e dërgimit të një SMS Falas në numrin 13033 nga telefoni i të interesuarit, sa herë që qytetari do që të dalë jashtë banesës.
Në mesazh qytetari duhet të deklarojë emrin e mbiemrin, adresën e banimit dhe arsyen e lëvizjes.
Forma e mesazhit që do të dërgponi duhet të jetë si më poshtë:
X spacio emër-mbiemër, adresa e banimit
Ku X është arsyeja sipas numrave që vijojnë:
1. Shkuarje në farmaci apo vizitë te mjeku
2. Shkuarja në një njësi tregtare
3. Shkuarja në bankë
4. Shkuarje për të ndihmuar një person në nevojë
5. Shkuarje në një ceremoni
6. Ushtrime fizike në ambient të jashtëm.
Përgjigjja që do t'ju vijë: METAKINISI (QARKULLON) X, emër mbiemër dhe adresa e banimit.
Në rast të kontrollit,k do të tregoni SMS-në e përgjigjes dhe letërnjoftimin apo pasaportën.

Ndaje me miqte