0030 210 33 18 483

Ndihma 800 euro, si duhet bërë aplikimi për ta përfituar

TV Tribuna 03 Prill 2020

Që prej të mërkurës 1 prill, është vënë në funksionim platforma e posaçme elektronike, ku qytetarët do të aplikojnë që të përfitojnë ndihmnë prej 800 euro.
Në platformë do të gjendet formulari elektronik që do të plotësohet, jo vetëm nga ata që përfitojnë 800 eurot, por edhe nga të tjerët, për të cilët parashikohet pagesa nga shteti e qirasë së banesës, në masën 40%.
Kusht i domosdoshëm që të plotësohet formulari, është që punëdhënësit t'i kenë deklaruar punonjësit e tyre në platformën "Ergani" të ministrisë së punës.
Nisur nga fakti se pronarët e bizneseve që u mbyllën me urdhër nga shtetit kanë marrë shtyrje deri më 10 prill dhe meqë deklarata e punëdhënësit është kërkesë themelore, është mirë që, para se të hyjnë në platformën e re, punonjësit të merren vesh me punëdhënësin që ky t'i deklarojë te Ergani dhe pastaj këta të avancojnë me regjistrimin e tyre në platformën e posaçme që gjendet në adresën elektronike https://supportemployees.yeka.gr
Pagesa e ndihmës prej 800 eurosh parashikohet që të finalizohet deri në Pashkët që sivjet janë më 19 prill.
TV Tribuna ka përgatitur një udhëzues për plotësimin e deklaratës elektronike nga ana e punonjësve.
Fillimisht ju duhet të klikoni në adresën elektronike
https://supportemployees.yeka.gr
Hyrja në këtë aplikacion do të bëhet me kodet e platformës TAXISNET. 
Në rast se nuk është data juaj për të hyrë te aplikacioni, në ekran do të shfaqet mesazhi:
 H PROSVASI GIA TA AFM POU TELIONOUN ME ... EPITREPETAI APO ... EOS ... (AKSESI PËR AFM QË MBAROJNË ME ... LEJOHET NGA DATA ... DERI ME ...)
Duhet të keni parasysh që hyrja në platformë do të bëhet nga data 1 prill dhe deri më 10 prill, sipas numrit të fundit të kodit të identifikimit tatimor (AFM).
Pra, radha e hyrjes do të jetë si më poshtë:
Më 1 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 1
Më 2prill 2020, ata që AFM u mbaron me 2
Më 3 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 3
Më 4 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 4
Më 5 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 5
Më 6 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 6
Më 7 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 7
Më 8 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 8
Më 9 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 9
Më 10 prill 2020, ata që AFM u mbaron me 10
Në rast se data dhe AFM janë në rregull, atëherë platforma do të hapet.
Shtypni ikonën EKSUSIODOTISI, që do të thotë se jepni konsensusin tuaj që aplikacioni të ketë akses në të dhënat tuaja themelore (AFM, emër, mbiemër, emri i babës dhe i nënës, datëlindja), që përfshihen në amzën tatimore të ministrisë së financave.
Pas kësaj do t'ju shfaqen  të dhëna sinoptike për parashtrimin e deklaratës tuaj dhe dulke shtypur ikonën YPEFTHINI DILOSI kaloni në Menunë kryesore.
Siç ju thamë, deklarata bëhet në varësi të datës dhe numrit të fundit të AFM tuaj.
TË DHËNA PERSONALE TË PUNONJËSIT
Fushat MBIEMRI, EMRI, AFM dhe AMKA, plotësohen automatikisht
TË DHËNAT E KOMUNIKIMIT
Fushat TEL. EPIKOINONIAS dhe E-MAIL EPIKOINONIAS plotësohen detyrimisht dhe ofrojnë mundësinë që i interesuari të infdormohet me sms dhe postë elektronike.
TË DHËNAT E PUNËDHËNËSIT
Që të plotësohet Deklarata e Punonjësit duhet që më parë të jetë bërë deklarata nga punëdhënësi (DILOSI ANASTOLIS SYMVASEON)    , që duhet të përfshijë edhe emrin e punonjësit në fjalë.
Atëherë të dhënat e punëdhënësit plotësohen automatikisht nga sistemi.
PËRMBAJTJA E DEKLARATËS" 
Fushat e mëposhtme plotësohen automatikisht:
a) ARITHMOS PROT. KATAXORISIS ERGODOTI STO PS ERGANI
b) I SYMVASI ERGASIAS ME TIN ANOTERO EPIXEIRISI EXEI ANASTALEI (...)
dhe
3) H SYMVASI ERGASIAS MOU ME TIN ANOTERO EPIXEIRISI EXEI LYTHEI APO 1/03/2020 EOS KAI 20/03/2020 (...) ME (...) THN (...)

TË DHËNAT QË I REFEROHEN BANESËS KRYESORE (PROTI KATOIKIA):
a) MYSTHONO PROTI KATOIKIA
b) AFM EKMISTHOTI
c) ONOMATEPONYMO EKMISTHOTI
d) D/NSH MISTHIOU AKINITOU
mund të plotësohen vetëm kur fusha "I SYMVASI ERGASIAS ME TIN ANOTERO EPIXEIRISI EXEI ANASTALEI LOGO PROSORINIS ANASTOLIS LEITOURGIAS TIS EPIXEIRISIS ME ENTOLI DIMOSIAS ARXIS".
Në fushat "TRAPEZA" dhe "IBAN" punonjësi deklaron të dhënat e llogarisë bankare, ku dëshiron që të depozitohet shuma e ndihmës (800 eurot).
Duke klikuar në opsionin YPOVOLI realizohet verifikimi i të dhëlnave të deklaratës dhe përderisa nuk konstatohen gabime, aplikimi finalizohet me dhënien e një numri protokolli dhe pasqyrimin e datës dhe orës së aplikimit.
 

Ndaje me miqte