0030 210 33 18 483

Ndihma ekonomike 200 euro, kush e përfiton

TV TRIBUNA 31 Mars 2022

Është miratuar sot akti normativ për dhënien e një ndihme financiare shtresave në nevojë, me qëllim që të përballohet vala e shtrenjtësisë.

Bëhet fjalë për 1,7 milionë qytetarë, për të cilët do të ndahet një shumë prej 324 milionë eurosh.

Kush përfiton?

1. Pensionistët me pension të ulët do të marrin nga 200 euro.

2. Përfituesit e kompensimeve të invaliditetit, 200 euro.

3. Të moshuarit pa siguracion, përfituesit e kompensimit të të moshuarit të pasiguruar, 200 euro, veç pensionit.

4. Përfituesit e KEA-s do të marrin para kompensimit mujor, edhe një këst tjetër. Nëse përfiton 150 euro në muaj, do të marrë dhe 150 të tjera.

5. Përfituesit e kompensimit të fëmijës, do të marrin një këst e gjysmë më shumë.

Pagesa e ndihmës ekonomike do të bëhet deri në datë 21 prill.

Ndaje me miqte