0030 210 33 18 483

Ndryshimet në sistemin e sigurimeve shoqërore do të influencojnë shqiptarët që punojnë në Europë

Tribuna TV 27 Mars 2018

Amendimi i paralajmëruar i udhëzimit të Bashkimit Europian për koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore të vendeve anëtare, ka gjasë të pakësojë aksesin në benefitet sociale, si asistenca e papunësisë apo subvencionimi i qerasë për qindra mijëra qytetarë grekë por dhe miliona qytetarë të BE-së që kërkojnë shanse punësimi në një tjetër vend anëtare.
Kur themi qytetarë grekë duhet të kemi parasysh se ndër ta përfshihen edhe qindra shqiptarë (të rritur dhe brezi i dytë) që tashmë kanë marrë nënshtetësinë greke dhe janë vendosur nëpër Europë, në kërkim të një të ardhmeje më të mirë.
Komisioni Europian dhe Bashkimi Europian po diskutojnë dy ndërhyrje lidhur me koordinimin e sistemeve të sigurimeve shoqërore dhe promovimin e një programi europian për pensionet personale, duke krijuar kështu një mjedis krejt të ndryshëm për qytetarët grekë që kanë emigruar.
Ndryshimet në legjislacionin europian që janë duke u shqyrtuar kanë të bëjnë kryesisht me: përfitimin e kujdesit mjekësor afatgjatë, asistencën e papunësisë dhe kompensimet familjare.
Sipas gazetës greke Kathimerini, të dy këto projektligje që synojnë garantimin e qarkullimit të lirë të punonjësve në Europë, kanë rëndësi të veçantë për Greqinë, 700 mijë qytetarë të së cilës kanë tentuar të kërkojnë punë në shtete të tjera anëtare të BE-së, gjatë këtyre viteve të krizës.
Më shumë se 250.000 qytetarë grekë vlerësohet se do të qëndrojnë përgjithmonë në këto shtete, kryesisht në Gjermani, Britani e Madhe, Vendet e Ulëta (Holandë, Belgjikë) dhe Francë.
Konkretisht, ritmi vjetor i qytetarëve që e lanë Greqinë në periudhën e krizës, u rrit në 109.000, nga 40.000 që ishte në vitin 2009.

Ndaje me miqte