0030 210 33 18 483

Ne funksionim platforma per marrjen e sherbimeve elektronike nga qytetaret

TV TRIBUNA 09 Nentor 2021

Platforma support.gov.gr, është vënë tashmë në dispozicion të qytetarëve, të cilët mund të komunikojnë dhe të drejtojnë pyetje lidhur me shfrytëzimin e shërbimeve dixhitale të institucioneve shtetërore greke.

Hapat e procesit janë si më poshtë:

Qytetarët që dëshirojnë të komunikojnë dhe të drejtojnë pyetje lidhur me një nga shërbimet që ofron platforma qeveritare gov.gr, shtypin rubrikën epikinonia në faqen e shërbimit dixhital për të cilin interesohen.

Pasi të identifikohen me kodet e Taksis net, ata kanë mundësinë të drejtojnë kërkesa të personalizuara për shërbime, ose të bëjnë një pyetje.

Pas paraqitjes së mesazhit të tyre, ata marrin si dëshmi një numër unikal shërbimi përmes Emailit të tyre.

Në vazhdim, platforma gov.gr i shpërndan kërkesat automatikisht, në instancat që kanë kompetencën e përgjigjes.

Pas finalizimit të përpunimit të kërkesës, përgjigjja e institucionit publikohet në kthinën e përgjigjeve të qytetarit.

Për secilën përgjigje të re gov.gr dërgon Email, me qëllim që qytetari të klikojë në kthinën e përgjigjeve dhe të marrë përgjigjen ndaj kërkesës së tij.

Faktikisht, nga support.gr mbështeten 259 shërbime dixhitale që ofrohen nga ministria e qeverisjes dixhitake, ministria e bujqësisë, e financave si dhe nga EFKA, OAED-i dhe IDIKA, qeverisja elektronike e sigurimeve shoqërore..

Gradualisht gjithë shërbimet dixhitale të shtetit do të inkuadrohen në platformën support.gov. gr

Ndaje me miqte