0030 210 33 18 483

Neranxi, bursa për fëmijtë e familjeve në nevojë. Falënderon kompanitë e huaja që u bënë pjesë e programit

TV TRIBUNA 14 Tetor 2019

Biznesmeni Nikollaq Neranxi, ka falënderuar publikisht gjithë kompanitë e huaja partnere, që kanë siguruar bursa për studentët e Institutit Kulinar që funksionon si një aktivitet paralel i Kompanisë që ai ka themeluar e drejton prej gati tre dekadash.

Kemi të bëjmë me dy akte fisnike që vërtetojnë se si biznesi mund të ketë dhe një rol të rëndësishëm shoqëror, duke kontribuar për komunitetin jo vetëm me krijimin e vendeve të punës.

Një dukuri që për fat të keq gati mungon në biznesin shqiptar, por që kompania Neranxi e ka bërë prej vitesh moto të saj, duke ndihmuar vazhdimisht  njerëzit në nevojë.

Pikërisht për studentë nga familje me të ardhura të pakta ekonomike, të varfra, Neranxi jep çdo vit bursa.

Por nisur nga fakti se familje të tilla ka me shumicë e po ashtu duhen ndihmuar sa më shumë, Neranxi u ka bërë thirrje edhe kompanive me të cilat bashkëpunon, në Itali dhe Greqi, që të japin edhe ato kontributin e tyre.

Siç pohon vetë Nikollaq Neranxi, “U surprizova kur kërkesës time për t’iu siguruar bursa të rinjve, ata iu përgjigjën pozitivisht!”...

I gjithë falënderimi që Neranxi u bën kompanive të huaja, ka si më poshtë:

 

Solidariteti ndërkombetar që po realizon ëndrrat e të rinjve shqiptarë

Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një nga kënaqësitë më të mëdha që kam marrë kohëve të fundit! Duke drejtuar prej 11 vitesh Institutin Kulinar Neranxi, kam pasur mundësi të njihem me mijëra të rinj, të gjithë të pasionuar pas kulinarisë, me ëndrrën për t’u bërë profesionistë dhe për të rritur të ardhurat e tyre!

Mirëpo, duke qenë të rinj, ata prisnin që prindërit të investonin për ta. Por ne e dimë mirë se sa të varfra janë familjet shqiptare. Prandaj unë vendosa të kërkoj ndihmeë e Kompanive furnitore me të cilat bashkëpunon Kompania Neranxi, meqë për ndihmën e shtetit as që bëhet fjalë, madje ata ku të të prishin punë...!

U surprizova kur kërkesës time për t’iu siguruar bursa të rinjve, ata iu përgjigjën pozitivisht!

Prandaj doja t’ju bëja me dije që, nëse sot po përgatitet një armatë e tërë të rinjsh në profesionet e bukura të kulinarisë, krahas mbështetjes financiare që i ka dhënë këtyre të rinjve Kompania Neranxi, duhet të falënderojmë edhe kompanitë e mëdha ndërkombëtare, ato të cilat sjellin për tregun shqiptar produkte ushqimore të cilësisë më të mirë dhe tashmë po investojnë edhe për profesionistët e së ardhmes, madje na kanë premtuar se do të vazhdojnë ta bëjnë sa herë ne të kemi nevojë!

Ju jemi mirënjohës kompanive:

Pregel, Irca, Toschi, Robo, Pavoni, Berry Callebaut, Master Martini, Debic, Italmil, Bousmalis, Dionyssos, Cardinal, Unigra, Olympic Foods, Poloplast, Dobla, Michelotti & Zei, Lameri, Schapfenmuhle.

Falë bujarisë së tyre dhe profesionalizmit tonë, sot ne po ia dalim me sukses të diplomojmë një brez të shkëlqyer profesionistësh, në Institutin Kulinar Neranxi! Faleminderit!

Ndaje me miqte