0030 210 33 18 483

Neymar e Barcelona arrijnë marrëveshje në parim

TV TRIBUNA 25 Qershor 2019

Neymar largohet nga Paris Saint Germain dhe rikthehet te Barcelona, bën të ditur të martën gazeta katalanase “Sport”.

Sipas gazetës, sulmuesi brazilian ka arritur marrëveshje në parim me “blaugranat”.

Neymar ra dakord me gjithë kushtet e klubit, pa bërë asnjë negociim, shkruan gazeta.

Sipas “Sport” Neymar ka pranuar një reduktim të ndjeshëm të pagesës, me qëllim që të mbyllet marrëveshja.

Më konkretisht, nga 36,8 milionë euro në vit që merr te PAG ka pranuar të marrë nga Barcelona një pagë vjetore prej 24 milionë euro.

Ndaje me miqte