0030 210 33 18 483

Nga 1 prilli, paga minimale shkon 830 euro

TV Tribuna 29 Shkurt 2024

Që prej një prillit, paga minimale mujore në Greqi do të jetë 830 euro, deklaroi kryeministri Kyriakos Mitsotakis në mbledhjen e kabinetit të qeverisë, të premten.

Nga 1 prilli, pak ditë nga sot, gjithë ata që paguhen me pagën minimale do të marrin 830 euro në muaj.

Flasim për një rritje prej 50 euro, një shumë që, siç do të dëgjojmë dhe më poshtë, influencon pozitivisht edhe trevjeçarin dhe kompensimet e ndryshme që lidhen me pagën minimale.

Dua to kujtoj se kur erdhëm në drejtimin e vendit paga minimale ishte 650 euro, në 2019. Në thelb, kemi arritur një rritje të nivelit 27%.

Pas rritjes së pagave në sektorin publik, pas rritjes në pensionet, bëhet vepër një tjetër hap në zbatimin e angazhimeve tona programatike.

Me masa të përhershme- e theksoj këtë, mesa të përhershme që cilat kanë të bëjnë me miliona familje dhe të cilat do të mbeten në fuqi edhe pas kalimit të shtrenjtësisë ndërkombëtare, që të mundim të arrijmë objektivin që kemi vënë: në 2027 paga mesatare në atdheun tonë të jetë 1.500 euro dhe paga minimale 950 euro.

REAGIMI

Në një reagim ndaj deklaratës së kryeministrit për rritjen e pagës minimale, konfederata e përgjithshme sindikale (GSEE), konsideron se rritja “nuk u përgjigjet nevojave të punonjësve dhe në asnjë rast nuk garanton kushte që një punonjës që paguhet me pagën minimale nuk do të gjendet nën nivelin e varfërisë dhe se do të ketë një nivel jetese dinjitoz”.

GSEE kujton se ka marrë vendim dhe po organizon një grevë të përgjithshme në gjithë Greqinë, për datën 17 prill.

Ndaje me miqte