0030 210 33 18 483

Nga e hëna, kontrolle për hyrjet në supermarket

TV Tribuna 15 Mars 2020

Nga e hëna, në supermerkatat do të ketë kontrolle për hyrjet e njerëzve, pas fenomeneve të konfuzionit që u vërejtën ditët e fundit, siç bëri të ditur zëvendësministri i zhvillimit, Nikos Papathanasi.

Duke folur në televizionin OPEN, zëvendësministri tha se “që nga e hëna do të ketë kontrolle për hyrjet në supermerkatat, me qëllim që të shmangen rastet me koronavirus. Kjo do të thotë se në varësi të siperfaqes do të futet një numër analog njerëzish, një persona për çdo 10 metra katrorë”.

Ai shtoi se supermerkatat do të funksionojnë edhe si Delivery, me qëllim që të kufizohet prania fizike e njerëzve. Madje, shpërndarja e artikujve do të bëhet edhe të dielën, me qëllim që t’u shërbehet në çdo moment kondumatorëve dhe ata të mos dalin nga shtëpia.

“Supermarketet kanë rezerva për tre muaj. Qytetarët nuk është nevoja të vërshojnë në supermerkata, pasi mund t’u prishen gjërat që do të blejnë me shumicë”, deklaroi zëvendësministri.

Më tej ai tha se edhe restorantet do të mund të funksionjnë si delivery, domethënë, klientët mund të porositin çfarë të duan, por nuk mund të ueln në restorant për të ngrënë. “Gjithë kush konstatohet në kundravajtje do të përbellet me ligjin. Duhet të mbrohen njerëzit”, tha zëvendësministri.

Ndaje me miqte