0030 210 33 18 483

Nga e hëna në mbrëmje prishet moti, temperatura polare në gjithë Greqinë

Tribuna TV 24 Dhjetor 2018

Nga e hëna në mbrëmje e gjithë Greqia do të përfshihet nga një valë moti të keq, me karakteristikë kryesore temperaturat e ulëta deri në 10 gradë më pak nga ditët e mëparshme.

Në mjaft zona, madje dhe ato kodrinore, do të shënohen reshje dëbore.

Rënia e e temperaturës do të fillojë që nga orët e vona të mbrëmjes së të hënës.

Të martën, parashikohen reshje dëbore, fillimisht në lartësitë e zonave kontinentale dhe në dhe ishujt e Egjeut verior.

Shumë shpejt reshjet e dëborës do të shtrihen në zonat kodrinore, në lartësi nga 500 deri në 300 metra, në Maqedoni, Trakë, Epir, Thesali.

Nga pasditja e të dielës në Greqinë kontinentale, në Evia dhe në Peloponez dhe nga mbrëmja e të martës, në Kretë dhe Ciklade.

Natën e të martës reshjet e dëborës në Greqinë veriore do të ndërpriten, por do të intensifikohen në Evia, në zonat lindore të Greqisë kontinentale dhe po në lindje të Peloponezit.

Erëra të fuqishme të veriut deri në 8 bofor do të dominojnë gradualisht në zonat bregdetare.

Të mërkurën, reshjet e dëborës do të vazhdojnë në zonat malore në lindje dhe në jug të vendit, si dhe në zona me lartësi më të ulët (300 metra), në Evia, në lindje të zonës kontinentale dhe në lindje të Peloponezit.

Nga mbrëmja e të mërkurës, reshjet e dëborës do të vazhdojnë në malësitë e Kretës, ndërsa në pjesën tjetër të vendit do të pushojnë.

 

Atika

Në Atikë parashikohen reshje dëbore në zonat malore, që nga e marta pasdite. Ghjatë natës dhe kryesisht të mërkurën reshjet do të intensifikohen, duke u shënuar edhe në zona me lartësi më të ulët (500 metra). Mbrëmjen e të mërkurës reshjet e dëborës do të pushojnë.

Ditën e enjte do të ketë ngrica, vende vende intensive, në zonat e Epirit.

Ndaje me miqte