0030 210 33 18 483

Nga e hëna përmirësohet moti, zbrapset cikloni mesdhetar

Tribuna TV 01 Tetor 2018

Cikloni mesdhetar që po godet ditët e fundit Greqinë, vazhdon gjatë së hënës në verilindje të vendit, por me intensitet dukshëm të dobësuar.

Sipas shërbimit meteorologjik grek, reshjet e shiut do të kufizohen në pjesët më lindore të ishujve të detit Egje dhe në Trakë, ndërsa në pjesën tjetër të Greqisë moti do të përmirësohet.

Paraditen e të hënës reshje shiu ka në zonat lindore dhe në detin Egje, teksa cikloni vërtitet në lindje të Sporadeve. Fenomenet më intensive vërehen në Evia, Agion oros, në Sporadet dhe në Trakë..

Nivelet më të larta të shiut, ashtu siç u regjistruan nga shërbimi meteorologjik paraditen e të shtunës, ishin në Steni të Evias dhe në Kimi (me nga 47 mm në secilën zonë).

Ndaje me miqte