0030 210 33 18 483

Nga e hëna rikthehet moti i keq: Shira, shtrëngata dhe reshje dëbore

Tribuna TV 17 Dhjetor 2018

Që nga pasditja e të hënës vala e motit të keq në Greqi pritet të përshkallëzohet, njofton shërbimi meteorologjik grek.

Duke filluar nga zonat perëndimore me shira të fuqishme dhe shtrëngata, që në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe drejt lindjes dhe gjatë natës nga e hëna për të martë, do të influencojnë gjithë Greqinë, përfshirë Atikën dhe vetë kryeqytetin.

Mesditën e të hënës do të ketë reshje të dobëta dëbore në zonat malore në veriperëndim, ndërsa nga pasditja, reshjet e dëborës do të dendësohen në Greqinë qendrore dhe veriore.

Në orët e vona të natës reshjet do të shtrihen edhe në zona kodrinore në Maqedoninë perëndimore dhe në pjesën veriperëndimore të Thesalisë, në lartësi më të ulëta.

Të martën, moti i keq do të vazhdojë deri në orët e mesditës në pjesën më të madhe të Greqisë. Shira të fuqishëm dhe shtrëngata shiu do të ketë më detin Egje dhe posaçërisht në Sporadet, në Cikladet, në ishujt lindorë dhe në Dodekanez.

Reshje të dendura dëbore t[ë afta që të krijojnë probleme, do të ketë në Greqinë qendrore dhe veriore, por edhe në zona të Maqedonisë perëndimore dhe të Thesalisë veriperëndimore, në lartësi të ulëta.

Reshje dëbore do të ketë edhe në rrethin e Selanikut, ku ka shumë gjasë që periodikisht të bjerë borë edhe brenda në qytetin e Selanikut.

Ndaje me miqte