0030 210 33 18 483

Nga e hëna: të gjithë me maska, kundravajtësit gjobë 150 euro

TV Tribuna 30 Prill 2020

Që nga e hëna, 4 maj, maskat mbrojtëse do të bëhen pjesë e pandarë e jetës tonë.
Heqja graduale e masave kufizuese për koronavirusin, që komunikoi të martën kryeministri grek, do të shoqërohet me përdorimin e detyruar të maskës mbrojtëse.
Nikos Hardalias, zv/ministër i mbrojtjes civile:
Përdorimi i maskës mbrojtëse është i detyruar në mjetet e transportit masiv, sa nga punonjësit, aq edhe nga pasagjerët.
Gjithashtu është i detyrueshëm edhe për personelin dhe klientët në supermerkata, në dyqane ushqimore, në njësitë tregtare, në taksi, në floktore, sallonet estetike, në spitale, në klinika, si dhe në laboratoret diagnostikuese.
Në rast të kundravajtjes, do të ketë gjobë 150 euro.

Para disa ditësh, korordinatori i ministrisë së shëndetësisë për koronavirusin, Sotiris Tsiodras, kishte deklaruar se përdorimi masiv i maskës nuk ishte i këshillueshëm.
Tashmë, ai shpjegon arsyen se përse ky qëndrim ndryshoi.
Sotiris Tsiodras, koordinator për Koronavirusin
Ecuria e atëhershme e epidemisë në vendin tonë ishte diskutuar në komisionin tonë, që nuk rekomandoi përdorimin masiv të maskës, duke vlerësuar edhe rreziqet nga përdorimi i saj.
Konsideroi se masat kufizuese ishin të mjaftueshme për atë fazë të epidemisë.
Tashmë, përdorim i maskës do të bëhet si një masë plotësuese, jo që të mos infektohemi, por kryesisht që të mos përcjellim te të tjerët virusin tonë, kur kemi pak ose aspak simptoma.
Udhëzimet e organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe të Qendrës Europiane të Parandalimit të Sëmundjeve mbështesin këtë strategji tonën, ashtu sikurse dhe atëherë na jepnin të drejtën të pozicionoheshim kundër përdorimit të maskës.

Ndaje me miqte