0030 210 33 18 483

Nga Italia në Vlorë me not, Eva Buzo vazhdon udhëtimin për të prekur tokën e prindërve të saj (VIDEO)

Tribuna News Network 23 Qershor 2023

Eva Buzo, shqiptarja e cila vendosi t’i sfidojë të gjithë, prej orësh tashmë po vazhdon notin drejt Vlorës. Ajo u nis ditën e djeshme, rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe prej gati 25 orësh është duke vazhduar notin drejt tokës të së parëve të saj. Eva ka vijuar pa ndërprerje notin edhe gjatë orëve të natës dhe pritet që pasditen e sotme të mbërrijë në brigjet e Vlorës.

Gazetari vlonjat, Enrik Mehmeti, i cili që prej startimit të sfidës së shqiptares ka qenë duke përditësuar ndjekësit lidhur me rrugëtimin e Evës, së fundmi ka publikuar një tjetër video.

Në pamjet e publikuara, Eva ndonëse paksa e lodhur vazhdon të jetë e vendosur për të arritur qëllimin e saj. Nën shoqërinë e ekipit të saj, shqiptarja ka bërë një falenderim special për të gjithë miqtë e saj në Australi, aty ku dhe vetë avokatja prej vitesh jeton dhe punon.
Eva Buzo ka lindur në Australi dhe është angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.

35 vjeçarja është me profesion avokate dhe është shumë e suksesshme. Buzo ka zgjedhur të bëjë histori me pasionin e saj, duke notuar nga perëndimi në lindje, për të mbërritur në plazhin e Vlorës.

 

Ndaje me miqte