0030 210 33 18 483

Nga sot prishet moti, shi, reshje dëbore dhe rënie e temperaturës

TV Tribuna 15 Mars 2020

Që nga orët e para të ditës së sotme moti është përkeqësuar në Greqinë e Veriut dhe gradualisht po ndihet në të gjithë vendin, sipas shërbimit meteorologjik të observatorit të Athinës.

Në zonat malore do të shënohen reshje shiu ndërsa në zonën malore kontinentale dhe në ato të Greqisë së veriut e Thesalisë do të ketë reshje dëbore.

Të hënën, fenomenet do të kufizohen në pjesën lindore dhe jugore të vendit, si dhe në Kretë.

Gjatë ditës së sotme pritet të shënohet një rënie e ndejshme e temperaturës, sidomos në zonat veriore, ndërsa nga mëngjesi i të hënës do të ketë përfshirë pjesën më të madhe të Greqisë.

Ndaje me miqte