0030 210 33 18 483

Nis Liga e Kombeve. Si funksionon, kalendari i ndeshjeve të shtatorit

Tribuna TV 05 Shtator 2018

Të enjten starton një format i ri i futbollit europian, në nivel ekipesh përfaqësuese. Emri: Liga e Kombeve. Kjo do të jetë një rrugë e dytë për marrjen e biletës për finalet e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane.

Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat e kontinentit. Ky kompeticion zëvendëson ndeshjet miqësore dhe u lejon skuadrave kombëtare që të përballen me skuadra të të njëjtit nivel në bazë të renditjes së përgjithshme. Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian.

Në të marrin pjesë 55 federatat europiane. Ekipet ndahen në 4 kategori, A-B-C-D, sipas renditjes së UEFA-s në tetor të vitit të kaluar.

Në ligën A janë 12 ekipet e para në renditje.

Në ligën B 12 të tjerat.

Pastaj sipas renditjes, 15 ekipe në Ligën C dhe 16 të fundit në Ligën D.

Liga A dhe B kanë nga katër grupe me nga 3 ekipe.

LIGA Α

GRUPI 1: Gjermani,   Francë,   Holandë

GRUPI 2: Belgjikë,  Zvicër, Islandë

GRUPI 3: Portugali,  Itali, Poloni

GRUPI 4: Spanjë,  Angli,  Kroaci.

LIGA B

GRUPI 1: Sllovaki, Ukrainë, Republika Çeke

GRUPI 2: Rusi, Suedi, Turqi

GRUPI 3: Austri, Bosnje-Hercegovinë, Irlanda e veriut

GRUPI 4: Uells, Republika e Irlandës, Danimarkë.

Liga C ka një grup me 3 ekipe dhe 3 grupe me nga 4 ekipe, ndërsa liga D ka 4 grupe me nga 4 ekipe.

LIGA C

GRUPI 1: Skoci, Shqipëri, Izrael

GRUPI 2: Hungari, Greqi, Finlandë, Estoni

GRUPI 3: Slloveni, Norvegji, Bullgari, Qipro

GRUPI 4: Rumani, Serbi, Mali i Zi, Lituani.

LIGA D

GRUPI 1: Gjeorgji, Letoni, Kazakstan, Andorra

GRUPI 2: Bjellorusi, Luksemburg, Moldavi, San Marino

GRUPI 3: Azerbaixhan, Ishujt Faroe, Maltë, Kosovë

GRUPI 4: IRJ e Maqedonisë, Armeni, Lihtenshtejn, Gjibraltar.

Kombëtaret luajnë me njëra-tjetrën, brenda dhe jashtë, me katër fituesit e grupit të Ligës A që kualifikohen në Finalet e Ligës së Kombeve në qershor 2019, të cilat diskutojnë gjysmëfinalet, ndeshjen e vendit të tretë dhe finalen. Fitueset e grupit në Ligën B, C dhe D kualifikohen një Ligë më lart për edicionin e radhës, ndërsa ato që renditet në fund të grupeve, në Ligat A, B dhe C do të rrëzohen. Sezoni i ardhshëm është 2020/21.

Kalendari i ndeshjeve për muajin shtator

E enjte, 6 shtator

Liga A

Grupi A1: Gjermani-Francë (20:45)

Liga B

Grupi B1: Republika Çeke-Ukrainë (20:45)

Grupi B4: Uells-Republika e Irlandës (20:45)

Liga C

Grupi C3: Slloveni-Bullgari (20:45), Norvegji-Qipro (20:45)

Liga D

Grupi D1: Kazakistan-Gjeorgji (16:00), Letoni-Andorra (20:45)

Grupi D4: Armeni-Lihtenshtejn (20:45), Gjibraltar-IRJ Maqedonisë (20:45)

E premte, 7 shtator

Liga A

Grupi A3: Itali-Poloni (20:45)

Liga B

Grupi B2: Turqi-Rusi (20:45)

Liga C

Grupi C1: Shqipëri-Izrael (20:45)

Grupi C4: Lituani-Serbi (20:45), Rumani-Mali i Zi (20:45)

Liga D

Grupi D3: Azerbajxhan- Kosovë (18:00), Ishujt Faroe-Maltë (20:45)

E shtunë, 8 shtator

Liga A

Grupi A2: Zvicër- Islandë (18:00)

Grupi A4: Angli-Spanjë (20:45)

Liga B

Grupi B3: Irlandë e Veriut-Bosnje-Herzegovinë (15:00)

Liga C

Grupi C2: Finlandë- Hungari (18:00), Estoni-Greqi (20:45)

Liga D

Grupi D2: Bjellorusi-San Marino (18:00), Luksemburg-Moldavi (20:45)

E diel, 9 shtator

Liga A

Grupi A1: Franc-Holandë (20:45)

Liga B

Grupi B1: Ukrain-Sllovaki (15:00)

Grupi B4: Danimarkë-Uells (18:00)

Liga C

Grupi C3: Bullgari-Norvegji (18:00), Qipro-Slloveni (20:45)

Liga D

Grupi D1: Gjeorgji-Letoni (18:00)

Grupi D4: IRJ Maqedoni-Armeni (18:00), Lihtenshtejn-Gjibraltar (20:45)

E hënë, 10 shtator

Liga A

Grupi A3: Portugali-Itali (20:45)

Liga B

Grupi B2: Suedi-Turqi (20:45)

Liga C

Grupi C1: Skoci-Shqipëri (20:45)

Grupi C4: Serbi-Rumani (20:45), Mali i Zi-Lituani (20:45)

Liga D

Grupi D1: Andorra-Kazakistan (20:45)

Grupi D3: Kosovë-Ishujt Faroe (20:45), Malt-Azerbajxhan (20:45)

E martë, 11 shtator

Liga A

Grupi A2: Islandë-Belgjikë (20:45)

Grupi A4: Spanjë-Kroaci (20:45)

Liga B

Grupi B3: Bosnje- Herzegovina-Austri (20:45)

Liga C

Grupi C2: Hungari-Greqi (20:45), Finland-Estoni (20:45)

Liga D

Grupi D2: San Marino-Luksemburg (20:45), Moldavi-Bjellorusi (20:45).

Ndaje me miqte