0030 210 33 18 483

Nis tarifimi për Rrugën e Kombit, pagesat për çdo kategori

ATSH 17 Shtator 2018

TIRANË, 17 shtator /ATSH/- Duke nisur nga sot, (datë 17 shtator) hyn në fuqi tarifimi për qarkullimin në Rrugën e Kombit

Sipas kontratës, për çdo kalim të automjeteve do të ketë një taksë fikse për hyrjen dhe daljen nga autostrada. Siç është bërë e ditur edhe më herët, invalidët e punës dhe shtresat në nevojë do të kenë zero tarifim dhe paketë lehtësuese për banorët e qarkut Kukës dhe çdo kategori tjetër.

Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhët e automjeteve, në dispozicion të drejtuesve të tyre do të jenë 10 sportele, ndërsa banorët e Qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10, me korsinë e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe tjetra në kthim.

Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincecuar në qark. Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.

Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me “Digital Pass”.

Për kategorinë “Përdorues të shpeshtë”, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet. Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në Rrugën e Kombit lëvizin rreth 5.000 automjete.

Pagesat për disa kategori

Tarifa për kalimin e automjeteve në autostrada Milot –Morinë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).

Për banorët qarkut Kukës kjo tarifë është e reduktuar në 100 lekë me tvsh.

Për çdo kalim deri në 44 kalime tarifa është 100 lekë përfshirë edhe tvsh-në.

Tarifat variojnë sipas llojit të mjetit; motoçikletat dhe automjete me tre rrota do të paguajnë 330 lekë, përjashtim bëjnë banorët e qarkut Kukës të cilët do ta kenë tarifën 50 lekë.

Automjete komercilale me dy akse dhe 6 rrota (1.90 m dhe 2.70 m) do të paguajnë 1490 lekë.

Kamionë të mesëm dhe autobusë të rëndë, përfshirë mjete me lartë 2.7 m do të të paguajnë 21 40 lekë.

Kamionë të rëndë 4 akse a më shumë, do të paguajnë 2970 lekë.

Përdoruesisht e shpeshtë të kësaj rruge do të përfitojnë reduktime të ndjeshme të tarifiit.

Për 20-30 kalime në muaj, përfitojnë 10% zbritje

Për 30-50 kalime në muaj përfitojnë 20% zbritje

Për 50-60 kalime në muaj përfitojnë 30% zbritje dhe mbi 60 kalime përfitojnë 40% zbritje.

Ndaje me miqte