0030 210 33 18 483

Një eksperiencë ndryshe"? Vizitoni restorantin e parë nënujor në Europë

ATSH 21 Dhjetor 2019

Nëse doni të provoni një eksperiencë ndryshe, mund të vizitoni restorantin e parë nënujor në Europë.
I ndërtuar në Norvegji me një kapacitet total për 100 të ftuar, është restoranti më i madh në të gjithë botën. Përveç funksionimit normal si restorant, ai funksionin edhe si një qendër kërkimore për jetën detare.
Emri i restorantit është  ‘Under’ që norvegjisht do të thotë edhe ‘poshtë’ dhe ‘çudi’. Ai është 111 metra i gjatë dhe gjysmë i futur në ujë.
Muret e trasha të betonit lejojnë që ai t’i rezistojë presionit dhe tronditjes nga kushtet e detit dhe dritarja masive panoramike e restorantit ofron një pamje nga deti, pasi ndryshon gjatë gjithë stinëve dhe kushteve të ndryshme të motit.

Ndaje me miqte