0030 210 33 18 483

Një Konferencë e Suksesshme: Mirënjohje për Organizimin e Konferencës së Shoqatës së Gazetarëve Europian në Vlorë, nën Drejtimin e Presidentit Arbër Hitaj

Juli Ndriko

28 Tetor 2023

 

Në qytetin e Vlorës, u zhvillua Konferenca e Shoqatës së Gazetarëve Europian, një ngjarje që tregoi përkushtim të vërtetë ndaj profesionalizmit dhe cilësisë së lartë në gazetari i mirënjohur dhe Presidenti i AEJ, Seksionit Shqiptar Arbër Hitaj dhe ekipi i tij i përkushtuar shfaqën një aftësi organizative të rrallë dhe menaxhuese, duke krijuar një konferencë në nivel të lartë. Planifikimi i konferencës u bë me një përkushtim të jashtëzakonshëm ndaj detajeve. U përgatit një program i strukturuar mirë për të siguruar përfshirjen dhe diskutimin profesional të të gjitha temave të rëndësishme nga ekspertët në fushën e gazetarisë. Panelistët shquheshin për ekspertizën e tyre të thellë dhe kontributin e tyre në fushat e tyre të veçanta.

Vizita në Shqipëri ishte një mundësi për gazetarët e huaj të njihnin historinë, traditat dhe mikpritjen e vendit. Vlora, qyteti ku u ngrit flamuri i Pavarësisë, ishte pikënisja e kësaj vizite, duke ofruar emocion dhe bukuri natyrore, kulturë dhe histori.

 Me një mikpritje të ngrohtë, kryetari i bashkisë, z. Ermal Dredha, shprehu gëzim për ardhjen e gazetarëve të huaj në qytetin bregdetar. Ndërkaq, z. Vasil Bedinaj, zëdhënësi i Unionit të Hotelerisë së Jugut, shprehu mirënjohje për vizitën e tyre. Gazetarët u akomoduan në hotelet luksoze "Regina City" dhe "Kraal", të cilat në bashkëpunim ofruan shërbime për më shumë se 70 gazetarë nga Evropa, Amerika dhe Kanada. Darka e mirëseardhjes u mbajt në tarracën e hotelit "Regina City", ku ata patën mundësinë të shijonin pamjen e mahnitshme të detit Adriatik nën dritën e hënës. Ditën e premte, programi përfshinte një udhëtim në dy qytete me histori të pasur. Edhe pse koha ishte e kufizuar, gazetarët nuk mund të mos vizitonin qytetin antik të Apollonisë, në rrethin e Fierit. Gazetarët treguan një interes të madh ndaj qytetit antik të Apollonisë. Po ashtu, dhe ndaj monumenteve të tilla si Agora, Buleterioni, Tempulli i Dianës, Teatri, Biblioteka, Shetitorja A dhe B, muri rrethues, Portiku, vilat me impluvium, vilat romake me mozaikë, muzeu arkeologjik, dhe Kisha e Shën Mërisë. Territori i gjerë i mbuluar me këto monumente kulturore-historike, panoramat e mahnitshme dhe peizazhet mbi fushën e Myzeqesë, pozicioni gjeografik i favorshëm i qyteteve të mëdha nga njëra anë dhe plazhet e jugut nga ana tjetër, i magjepsën gazetarët nga Europa dhe vende të ndryshme të botës. Pranë Parkut Arkeologjik ndodhet një lokal tipik shqiptar, ku të gjithë pas hulumtimit të qytertit antik u ulën për të pushuar, dhe shijuar kafenë tradicionale shqiptare. Në të njëjtën kohë, ata diskutonin për historinë dhe kulturën shqiptare, duke shprehur entuziazmin e tyre për një Shqipëri krejtësisht ndryshe nga ajo që shumë herë mediat e huaja prezantojnë.

Pas vizitës në Apolloni u nisën drejt qytetit të Fierit, ku u pritën nga  kryetari i bashkisë , z. Armando Subashi. Ai shprehu vlerësimin e tij ndaj Presidentes Ndërkombëtare të AEJ, znj. Saia Tsaousidou, e cila gjithashtu drejton seksionin grek të AEJ, kryetari i bashkisë i dorëzoi plaketën "Certifikatë Mirënjohje" për kontribuotin në promovimin e vlerave turistike të Fierit, si dhe për vlerat dhe traditat tona.

Duke u larguar me përshtypjet më të mira nga zona e Myzeqesë, vazhduan udhëtimin drejt qytetit të vjetër të "Një mbi një dritareve". Berati renditet midis 600 vendeve të botës që janë në listën e Trashëgimisë së Botës të UNESCO, për shkak të Trashëgimisë së tyre Universale.

Gazetarët u takuan me kryetarin e bashkisë së Beratit, z. Ervin Demo, një personalitet me vizion të gjerë dhe i përqendruar në cilësinë e jetesës së qytetarëve dhe turizmin e qytetit.  Z. Demo, i cili u përgjigj pyetjeve të gazetarëve të huaj me elegancë dhe hapësirë intelektuale, tërhoqi vëmendjen dhe fitoi simpatinë e gazetarëve me modestinë dhe sjelljen e tij të çiltër, të cilët nuk pushonin të lavdëronin personalitetin e tij.  Më pas, programi përfshinte një darkë mahnitëse në Hotelin Colombo, e ofruar nga kryetari i bashkisë, z. Ervin Demo.
 

Vizitat dhe takimet me autoritetet vendore dhanë një perspektivë të thellë mbi historinë dhe kulturën e Shqipërisë. 

Ditën e shtunë, u zhvillua Konferenca në sallën e rektorit të Universitetit "Ismail Qemali". Personalitete të huaja dhe shqiptare ishin të ftuar në Konferencën e radhës të AEJ. Sigurisht, prezenca dhe fjalimi i Kryetares së Autoritetit të Mediave Audiovizive, znj. Armela Krasniqi, ishin ndër aspektet më të rëndësishme dhe të theksuara të konferencës.

Znj. Krasniqi, në rolin e saj të rëndësishëm në fushën e mediave, shprehu mendime dhe ide të frytshme për zhvillimin e gazetarisë dhe industrisë së mediave. Fjalimi i saj u vlerësua si i frytshëm për të gjithë pjesëmarrësit e konferencës. Prezenca e personaliteteve të rëndësishme, si dhe fjalimet e tyre të inspirueshme dhe të informuara, bënë Konferencën e Shoqatës së Gazetarëve Europian një ngjarje të vërtetë me ndikim dhe natyrshëm, duke e përcaktuar atë si një platformë të rëndësishme për diskutime dhe shkëmbime të ndërsjella në fushën e gazetarisë.

Gjatë konferencës, u theksua rëndësia e lirisë së shtypit dhe medias, si një themel për demokracinë dhe zhvillimin e një shoqërie të informuar dhe të përgjegjshme. Diskutimet e thella të kuptuarit e sfidave dhe mundësive që gjithmonë shoqërojnë gazetarinë, duke përfaqësuar një platformë të përshtatshme për ndarjen e ideve dhe përvojave.

Në Evropë, liria e shtypit ka qenë një sfidë e vazhdueshme. Edhe pse ka vendet me një ambient mediatik të lirë dhe demokratik, ka edhe vende ku këto liri ndikohen nga ndërhyrjet politike, korrupsioni dhe monopolizimi i medias. Ndërhyrjet politike dhe kufizimet e lirisë së shtypit dëmtojnë zinxhirin e informacionit dhe ndikojnë në parimin e lirisë së shprehjes.

Në Ballkan, liria e shtypit është provuar nga konflikte të mëdha nga ndryshimet politike dhe mos fuksionini i ligjit. Disa vende të Ballkanit ende sfiksojnë gazetarët dhe punonjësit e medias në përpjekje për të parandaluar drejtimin e tyre të lirë dhe të paanshëm. Në këto vende, gazetarët përballen me kërcënime të vazhdueshme, duke përfshirë edhe dhunën fizike. Është e rëndësishme të promovohet dhe të mbrohet liria e shtypit dhe e medias në të gjithë botën, Evropë dhe Ballkan. Vetëm kështu mund të sigurohemi që të kemi një shoqëri informuar, të lirë dhe të hapur.

Në kontekstin global, konferenca shqyrtoi edhe impaktin e inteligjencës artificiale në gazetari, duke eksploruar përparimet dhe sfidat që ajo sjell në botën e informimit. Diskutimet përparuan debatin mbi etikën, transparencën dhe rolin e gazetarëve në fillimin e një dialogu të kualifikuar për të ardhmen e gazetarisë.

Në mënyrë të veçantë në konferencë u trajtua dhe situata e konflikteve aktualë në Palestinë dhe Izrael, si dhe Ukrainë dhe Rusi. Përvoja dhe mendimet e gazetarëve nga këto zona ofruan një panoramë të rrallë të sfidave dhe rreziqeve që ata ballafaqohen me për të dhënë lajme të drejta dhe të verifikueshme

 

Gazetarët u larguan me një përvojë mbresëlënëse dhe me përshtypje nga më të mirat për mikëpritjen dhe bukurinë e Shqipërisë. 

Vizita e gazetarëve të huaj në Shqipëri sjellë një ndikim të jashtëzakonshëm në promovimin e historisë, kulturës dhe turizmit shqiptar. Ata spikatën një perspektivë të re dhe frymëzuese për të përhapur këto peisazhe piktureske  të vendit tonë në botë. Fakt që, shkakton një interes të thellë dhe kontribuon në rritjen e turizmit në Shqipëri.

Gazetarët me përkushtim të plotë dhe pasion të rrallë për Shqipërinë, shpalosën me zjarr vlerat unike dhe pasurinë kulturore që karakterizojnë vendin tonë. Ata bënë të qartë se Shqipëria është një destinacion i mrekullueshëm për të vizituar, ku bukuria natyrore, trashëgimnia historike dhe mikpritja e jashtëzakonshme e popullit shqiptar janë vetëm disa nga thesaret që pretendojnë të zbulojnë.

Sot, monopolizimi i lajmeve nga vendet më të zhvilluara është sfidë e vërtetë për të ndryshuar narrativën dhe për të prezantuar imazhin e vërtetë të Shqipërisë. Gazetarët e huaj  rrëmbyen këtë sfidë dhe  dëshmuan se Shqipëria është më shumë se ç'është raportuar. Ata janë bërë zëri i një historie që ndryshon perspektivën e botës për vendin tonë. Duhet të inkurajojmë vizitat e gazetarëve të huaj dhe vizitorëve në Shqipëri, në mënyrë që të vazhdojë promovimi i kësaj perle të Ballkanit.


Organizimi i Konferencës së Shoqatës së Gazetarëve Europian, Seksioni Shqiptar në Vlorë ishte një sukses i madh dhe një shembull i mirëfilltë i profesionalizmit dhe dedikimit ndaj gazetarisë.

 Presidenti Arbër Hitaj dhe çdo individ i përfshirë meriton mirenjohjen tonë për përpjekjet e tyre për të mbështetur dhe promovuar gazetarinë dhe turizmin në Shqipëri.

Faleminderit, Arbër ! 

Ndaje me miqte