0030 210 33 18 483

Një kope me dhi pushton qytetin amerikan

ATSH 04 Gusht 2018

UASHINGTON, /ATSH-DPA/ – Një kope me dhjetëra dhi papritur u shfaq në një zonë rezidenciale të Boizeit, në shtetin e Idahos, duke lënë autoritetet lokale të habitura dhe të paktën përkohësisht të hutuara ndërkohë që kafshët vazhdonin rrugën e tyre duke ngrënë gjithçka që u dilte para.

 “Autoritetet e këtij shteti në veriperëndim të SHBA-së i’u përgjigjën kësaj surprize duke thërritur një kamion të kontrollit të kafshëve, por shumë shpejt u duk se kjo ishte e pamjaftueshme”, njoftoi televizioni lokal KTVB.

Më pas, një kompani që quhet “We Rent Goats” mbërriti në vendngjarje dhe filloi të mbledhë kafshët nëpër mejte në mënyrë që t’i largojë ato nga kopështet e njerëzve, ndërkohë që rezidentët ishin mbledhur rreth kësaj kopeje të habitur dhe bënin foto.

Kjo kompani jep dhi me qera për të pastruar tokat nga barërat e kqija ose të thara në mënyrë që të parandalohen zjarret.

Me sa duket kopeja në një farë mënyrë është larguar nga zona ku duhej të qëndronte dhe vazhdoi rrugën në drejtim të qytetit.

Ndaje me miqte