Tribuna News Network
20 Prill 2023
Një çështje e rëndë, lidhur me aksionin e një prej organizatave më të mëdha kriminale, zbardhi Departamenti i Ndjekes Penale për Zhvatje të Sigurimit të Atikës, pas një hetimi që zgjati rreth dy vjet.
Sipas informacioneve të deritanishme, në këtë rast janë identifikuar rreth 60 persona, mes të cilëve edhe një i afërm i punonjësit të policisë, ndërsa po hetohet roli i të paktën pesë personave në forcat e policisë.
Për këtë është njoftuar edhe Shërbimi i Punëve të Brendshme.
Sipas të njëjtave informacione, hetimi ka nisur me urdhër të prokurorit dhe fillimisht ka të bëjë me një rast mashtrimi, por dolën krime të tjera të rënda, si veprimtari bandash, fajde, zhvatje, armë, drogë dhe pastrim parash.
Dosja e lëndës është dorëzuar Prokurorisë për Zhvatje tek prokurori , priten zhvillime.