Një tjetër incident në Japoni: Dy avionë përplasen me njëri-tjetrin, 280 persona në bord
Tribuna News
16 Janar 2024
Një avion i përplasur në Aeroportin Neë Chitose të Japonisë, fatmirësisht pa të lënduar.
Në një tjetër incident të ngjashëm brenda pak javësh, dy avionë janë përplasur në Aeroportin Neë Chitose të ishullit verior të Hokkaidos në Japoni. Avioni i Korean Air, gjatë lëvizjes së tij në pistën e aeroportit, ka përplasur avionin e Cathay Pacific, i cili ishte i parkuar. Fatmirësisht, asnjë person nuk u lëndua në këtë përplasje. Avioni i Cathay Pacific ishte i zbrazët në momentin e incidentit, ndërsa në avionin e Korean Air kishte mbi 280 pasagjerë. Fotot e dëmtimeve në krahët e avionëve janë përqarkuar në rrjetet sociale. Në të njëjtën kohë, më shumë se 46 fluturime u anulluan në Aeroportin Neë Chitose për shkak të kushteve të vështira atmosferike dhe borës së dendur.
Në fillim të janarit, një përplasje midis një avioni pasagjerësh dhe një avioni roje bregdetare japoneze në Aeroportin Haneda të Tokios shkaktoi vdekjen e pesë personave. Të 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit pasagjerësh, që u përfshinë në zjarr pas incidentit të tmerrshëm, arritën të largohen pa lëndime serioze.
Ndaje me miqte