Një tjetër shtet në BE rrezikon daljen, kryetari: Duam 'Swexit'
Tribuna TV
22 Qershor 2018
Pas Britanisë së Madhe një tjetër shtet, pjesë e Bashkimit Europian, shton gjithmonë e më shumë zërat për të dalë nga unioni. Është kryetari i Partisë Demokrate në Suedi, udhëheqësi i djathtë, Jimmie Akesson, ai që ka kërkuar një referendum për daljen e Suedisë nga BE.
Me anë të një “Swexit”, ai iu ka bërë thirrje deputetëve suedezë t’u japin qytetarëve një mundësi për t’u shprehur në lidhje me Europën.
Në një prononcim për gazetën “Dagens Industri”, ai e ka quajtur BE “një rrjet të madh korrupsioni ku askush s’ka kontroll mbi asgjë”.
Kryedemokrati u shpreh se Stokholmi paguan shumë para dhe merr shumë pak.
Akesson tha gjithashtu se vrima e zezë e buxhetit e lënë nga Brexit do ta detyrojë Suedinë për disbursime të mëtejshme.
Kjo nuk është hera e parë që një udhëheqës politik suedez bën thirrje për një referendum për daljen nga BE.
Peter Lundgren, eurodeputeti i Suedisë, parashikoi daljen nga Bashkimi Europian pas Brexit që një vit më parë.
Vendi do të kalojë në zgjedhje të përgjithshme në shtator të 2018-ës, ku pritet të bëhet edhe forca e dytë më e madhe e Suedisë.
Ai ka nevojë të paktën 117 deputetë për të mbështetur propozimin e tij për mbajtjen e referendumit kushtetues mbi BE.
PD në Suedi është aktualisht partia e tretë më e madhe në parlament, duke mbajtur 42 vende nga 349 gjithsej.
Ndaje me miqte