0030 210 33 18 483

Njerëzit përtej statistikave: njohja e identitetit dhe historive unike të refugjatëve dhe emigrantëve në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve

JULI NDRIKO

19 Qershor 2023

 

Sot, është Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve, duhet të kujtojmë se njerëzit që po kërkojnë siguri dhe shtetësi janë shumë më shumë se vetëm një numër statistikash. 

 

Ata janë njerëz me histori dhe identitete unike, që kanë përballuar shumë sfida në rrugën e tyre drejt një shteti të ri. Në këtë kontekst, ngjarja tragjike që ndodhi në Pilos, Greqi më 13 qershor 2023, ku qindra refugjatë u mbytën në detin Mesdhe, shënoi një kthesë të tmerrshme në historinë e njerëzimit.

Ky incident tregon se sa shumë refugjatë dhe emigrantë mund të jenë të varur nga marrëveshjet me trafikantët e njerëzve për të kaluar kufijtë e vendeve të tjera në kërkim të shtetësisë dhe sigurisë. Sipas raporteve të fundit, shumica e refugjatëve dhe emigrantëve largohen nga vendet e tyre për shkak të luftës, persekutimit, pabarazisë dhe varfërisë. Ata lënë prapa familjet e tyre dhe vendet e tyre në kushte të vështira, duke kërkuar një strehë dhe një jetë më të sigurt në një vend tjetër. Në shumicën e rasteve, ata largohen me paditurinë dhe pa kurrfarë mundësie për mbrojtje dhe mbijetese.

 Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, numri i refugjatëve dhe personave në nevojë të mbrojtjes së shtetasve ka arritur në një nivel alarmant prej 82.4 milionë në vitin 2022. Kjo tregon nevojën urgjente për të ndihmuar njerëzit në nevojë, si refugjatët dhe emigrantët, për të siguruar qasje të sigurt dhe ligjore në shtete të ndryshme.

Heqja e mureve dhe gardheve të BE-së për refugjatët do të ndihmonte në ndryshimin e situatës së tyre dhe në zhvillimin e një qasjeje më humanitare dhe më të drejtë ndaj tyre. Përmes partneritetit dhe bashkëpunimit ndërmjet organizatave ndërkombëtare, shteteve dhe shoqërisë civile, ka gjasa të ndërtojmë qasje dhe mundësi për refugjatët dhe emigrantët për të siguruar një jetë më të sigurt . 

Bashkimi Evropian ka përcaktuar disa strategji për të ndihmuar njerëzit në kërkim të shtetësisë dhe sigurisë, duke përfshirë marrëveshjen themelore siç është Konventa e Dublinit II. Megjithatë, nevoja për të rishqyrtuar procedurat e azilit dhe adresuar sfidat dhe nevojat e refugjatëve dhe emigrantëve është e rëndësishme dhe emergjente, sidomos pas tragjedisë në Silos, Greqi, ku qindra refugjatë u mbytën në det.

Për të adresuar sfidat dhe nevojat e refugjatëve dhe emigrantëve, duhet që shtetet anëtare të BE-së të ndërmarrin hapa të menjëhershëm. Kjo përfshin rishikimin e procedurave të azilit dhe mbrojtjen nga diskriminimi dhe persekutimi. Duke i dhënë refugjatëve dhe emigrantëve mundësinë për një jetë të re dhe duke u bashkuar me ta në këtë mision, mund të ndryshojmë jetën e tyre dhe të ndërtojmë një shoqëri më të ndërgjegjshme dhe më të bashkuar. Nëpërmjet një vështrimi të hollësishëm të situatës së tyre, ne mund të ndryshojmë përmbajtjen e kësaj historie të dhimbshme, duke e sfiduar padrejtësinë.

Përtej pëballjes me  vështirësitë, duhet të mbështesim refugjatët dhe emigrantët në kërkesën e tyre për shtetësi dhe siguri. Në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, le të bëhemi pjesë e një rrugëtimi që do të ndihmojë në ndryshimin pozitiv të jetës së tyre dhe në ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më të sigurtë për të gjithë.

Ndaje me miqte