Njeriu më i moshuar në botë vdiq 119 vjeç
TV TRIBUNA
25 Prill 2022
Në moshën 119 vjeçe vdiq japonezja Kane Tanaka, që ishte njeriu më i moshuar në botë.
Kane Tanaka, që u nda nga jeta në 19 prill 2022, ishte lindur në 7 janar 1903 në Fukuoka, në pjesën juglindore të Japonisë.
Shëndeti i saj ishte relativisht i mirë deri para pak kohësh dhe jetonte në një azil në vendlindjen e saj. I pëlqente të luante lojëra tavoline, të zgjidhë probleme matematike dhe kishte debulesë për sodën dhe çokollatën.
Në moshë më të re Tanaka ishte marrë me tregti dhe kishte ndër të tjera një dyqan me noodle. U martua në 1922, lindi katër fëmijë dhe birësoi një të pestë.
Në vitin 2019 libri i rekordeve Guinne’s i kishte akorduar titullin e njeriut më të moshuar në botë. Kur u pyet atëherë se cili ishte momenti më i lumtur i jetës së saj, u përgjigj: “Tani!”.
Në jetën e saj të përditshme zgjohej në ora 6 të mëngjesit dhe pasditen e kalonte duke studiuar matematikës po duke u marrë me kaligrafi (bukurshkrim).
Ndaje me miqte