0030 210 33 18 483

Njoftim për bashkatdhetarët me leje qëndrimi greke, që ndodhen në Shqipëri

TV Tribuna 29 Prill 2020

Kalimi i kufirit nga Shqipëria në Greqi vazhdon normalisht, sipas kushteve që ka vendosur shteti grek në zbatim të masave për parandalimin e shtrirjes së Koronavirusit.
Pra, që një qytetar shqiptar të lejohet për të hyrë në Greqi, duhet të ketë:
Leje qëndrimi ose vërtetim (veveosi blu),
Pasaportë të vlefshme
Vërtetim të adresës së banimit në Greqi.
Ky vërtetim merret duke klikuar në adresën elektronike https://www.aade.gr/bebaiosi-katoikias-eidikis-hrisis dhe duke ndjekur udhëzimet përkatëse.
Vërtetimin e printoni ose e ruani në celular dhe ia tregoni policit grek.
Në rast se nuk e zbrisni dot vërtetimin, mund të tregoni formularin e deklaratës tatimore E1, që përmban edhe sdresën e banimit.
Kusht i domosdoshëm është që qytetari i cili hyn në Greqi deklaron se pas kalimit të kufirit do të qëndrojë 14 ditë karantinë në banesë.

Procedurat në tokën shqiptare
Që të kaloni në Greqi, ju duhet, natyrisht, të arrini në kufi.
Për të realizuar këtë, duhet të merrni autorizimin e lëvizjes nëpër territorin shqiptar. Ky autorizim merret në adresën elektronike http://autorizime.asp.gov.al./apply. Të njëjtin autorizim duhet të ketë edhe ndrejtuesi i mjetit që do t'ju çojë në kufi.
Gjithashtu, mund të merrni informacione dhe sqarime në numrat e telefonit 129 ose 112, ose në dy numrat e dedikuar  069 41 22223 dhe 069 41 22224.

Ndaje me miqte