0030 210 33 18 483

Nuk deklaroi 14.000 eurot në doganë, e pësoi...

Tribuna TV 23 Gusht 2018

E kemi thënë dhe herë të tjera që kur kaloni kufirin, duhet të bëni kujdes e të mos mbani shuma të mëdha parash me vete, e sidomos mos t’i deklaroni ato.

Duket se këtë kujdes nuk e ka treguar një bashkatdhetari ynë, me rezultat të ndalohet në pikën doganore të Kakavijës.

Ai kishte me vete 14.000 euro, ndoshta kursimet e gjithë jetës së vet.

Por nuk i deklaroi ashtu siç imponon ligji dhe -një zot e di se si-, u ndalua nga policia doganore.

Aty, sipas procedurës që parashikon ligji, u gjobit me 25% të vlerës së parave që kishte me vete.

Domethënë doli nga Greqia me 3.500 euro më pak nga ç’ishte nisur...

Ndaje me miqte