0030 210 33 18 483

Nuk kemi gjetur indikacione për “manipulime” ose parregullsi në ndeshjet e Botërorit

ATSH 28 Dhjetor 2022

ZYRIH, 26 dhjetor /ATSH-MIA/ – Federata ndërkombëtare e futbollit (FIFA) ka deklaruar se nuk janë gjetur indikacione për “manipulime” ose parregullsi në ndeshjet e Botërorit të përfunduar në Katar.

Grupi i punës i ka shqyrtuar me kujdes regjistrimet e të gjitha 64 ndeshjeve në Botëror që eventualisht të vërehen parregullsi të ndryshme ose tentime për manipulim”, thuhet në faqen zyrtare të FIFA-s.

FIFA njoftoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me grupin e punës për integritet në drejtim të mbrojtjes së turneve finale në të ardhmen, duke filluar nga Kampionati botëror i femrave, që do të mbahet vitin e ardhshëm në Australi dhe Zelandë të Re.

Po ashtu, FIFA do të vazhdojë të zhvillojë edhe strategji të saj për intregritet, së bashku me konfederatat, asociacionet kombëtare dhe palët e tjera të interesuara në luftën kundër manipulimeve në ndeshjet e futbollit.

Ndaje me miqte