0030 210 33 18 483

Nxirret e gjallë nga rrënojat e tërmetit një grua në Durrës, deri tani 44 të shpëtuar

ATSH 26 Nentor 2019

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/-Pas disa orësh kërkim-shpëtim të Shqipërisë dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës bënë të mundur nxjerrjen të gjallë nga rrënojat një grua te lagjja 18 në Durrës.

E shpëtuara nga rrënojat e një pallati 6-katësh pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea  bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares, Diena Meçaj Karanxha ndërsa nga ekipi i ATSH-së raportohet se vajza e saj 9-vjeçare nuk mundi të mbijetonte. Më herët, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë babain e 30 vjeçares.

Sipas informacioneve paraprake nga Ministria e Mbrojtjes, është bërë e mundur shpëtimi i 44 personave ndërsa numri i viktimave ka arritur në 20 në Durrës dhe Thumanë, dy nga zonat më të prekura nga tërmeti.

Ndaje me miqte