0030 210 33 18 483

OAED-i: Cilët përfitojnë ndihmën 400 euro

TV Tribuna 14 Prill 2020

Pas deklaratës së kryeministrit Mitsotakis se do të jepet një ndihmë prej 400 euro për 155.000 të papunë afatgjatë, Enti grek i Punësimit - OAED, ka nxjerrë një njoftim ku sqaron:
Ndihmën ekonomike e përfitojnë të papunët e regjistruar që kanë marrë cilësinë e të papunit afatgjatë dhe kanë kaluar 12 muaj papunësi të vazhdueshme. Domethënë, që nga 1 prilli 2019 dhe deri në publikimin e vendimit ministror kanë mbetur të papunë dhe nuk kanë marrë asistencën e papunësisë afatgjatë.
Sa i përket mënyrës se si do të paguhen 400 eurot, kjo do të bëhet automatikisht, përmes depozitimit direkt në llogarinë bankare (IBAN) të përfituesit.
-Të papunët që llogaria e tyre bankare është regjistruar në OAED nuk duhet të bëjnë asnjë veprim.
-Të papunët që e kanë llogarinë bankare të regjistruar në OAED, por që duan ta riaktualizojnë, duhet ta bëjnë këtë brenda një afati të caktuar, nëpërmjet një platforme elektronike që do të funksionojë ditët e ardhshme.
-Të papunët që nuk i kanë të dhënat e llogarisë bankare te OAED-i, do të duhet të regjistrojnë llogarinë e tyre bankare brenda një afati të caktuar, nëpërmjet një platforme elektronike që do të funksionojë ditët e ardhshme.
OAED bën gjithashtu të ditur se më shumë informacione për dhënien e ndihmës prej 400 euro, do të jepen pas publikimit të aktit normativ.
 

Ndaje me miqte