0030 210 33 18 483

OBSH: COVID-19 pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohet

ATSH 10 Mars 2020

GJENEVE, 10 mars /ATSH-DPA/ – Epidemia e koronavirusit të ri po shkon drejt një faze në të cilën përhapja e saj në nivel ndërkombëtar nuk mund të kontrollohet më, duke iu afruar kështu një pandemie, njoftoi OBSH.

“Tani që virusi ka hedhur rrënjë në kaq shumë vende, kërcënimi i një pandemie është bërë shumë i vërtetë”, deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për shtyp, pasi numri i rasteve të infektimit kaloi mbi 100 000 në 100 vende në fundjavë.

“Por, kjo do të jetë pandemia e parë në histori që do të mund të kontrollohet. Rregulli i lojës është të mos dorëzohemi”, vazhdoi ai.

Ai përgëzoi gjithashtu politikat e ashpra shëndetësore të ndërmarra, sidomos ato në Itali.

Ndaje me miqte