0030 210 33 18 483

Olympiacos – Wolves në Karaiskakis me shkallët bosh

TV TRIBUNA 10 Mars 2020

Të enjten në mbrëmje, shkallët e stadiumit Karaiskakis do të jenë si rrallë herë bosh, në një ndeshje ku Olimpiakosi do të presë anglezët e Wolves për Europa League. Në njoftimin përkatës të UEFA-s thuhet:

“Në zbatim të vendimeve të autoriteteve kombëtare, UEFA vendosi që të zhvillohet me dyer të mbyllura ndeshja Olimpiakos-Wolves për fazën e 16-shes të Europa League, e programuar për të enjten, 13.03.2020 në stadiumin G.Karaiskakis.

Rrjedhimisht, në ndeshje nuk do të mund të asistojnë sportdashësit e Olimpiakosit dhe të Wolves, si dhe sponsorat e UEFA-s që disponojnë bileta”.

Edhe ndeshje të tjera të Europa League do të zhvillohen pa spektatorë. Inter-Getafe, përfshirë edhe ndeshjen e kthimit në Madrid, si dhe Kpenhage-Baksisehir.

Ndërsa zvicerianët e Bazelit ende nuk kanë gjetur se ku do të zhvillojnë ndeshjen me Eintracht Frankfurt, pasi autoritetet e vendit kanë pezulluar zhvillimin e çdo aktiviteti futbollistik në Zvicër.

 

Play offi grek, me dyer të mbyllura deri më 22 mars

Në Superligën greke, ndeshjet e Play Off-it PAOK-Olimpiakos, AEK - Panathinaikos, Aris-OFI, por edhe Panathinaikos - PAOK, Olimpiakos - Aris dhe OFI-AEK, do të zhvillohen pa spektatorë.

Kjo do të zgjasë të paktën deri më 22 mars, pas vendimit të ministrisë së shëndetësisë të Greqisë për pezullimin “e përkohshëm të pranisë së publikut në veprimtaritë sportive në gjithë territorin në mjedise të hapura dhe të mbyllura, nga 09.03. 2020 deri më 22.03.2020, për arsye të shëndetit publik”.

Ndaje me miqte