0030 210 33 18 483

Operacionet në detin Egje, luftanija shqiptare “Lissus” shpëton 84 emigrantë

ATSH 02 Dhjetor 2018

Anija e Forcës së Armatosur “Lissus”, ka shpëtuar 84 persona në dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje. 
Operacionet, sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes janë zhvilluar në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve. 
Operacioni i parë është zhvilluar në orën 21:35 të ditës së shtunë dhe i dyti sot në orën 10:25. 
Gomonia e parë kishte 39 persona në bord; 31 palestinez dhe 8 sirian. 
Gomonia e dytë me 45 persona në bord;31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë. 
Gjithashtu, ekuipazhi shqiptar, i përbërë nga zhytës dhe infermierë dhe i pajisur me gomonen e anijes, ka qëndruar në gatishmëri për evakuimin e personave në rast emergjent. 
Anija shqiptare “Lissus” ka mbajtur nën kontroll gomonen, deri në imbarkimin e personave në bord.
 

Ndaje me miqte