Opozita: Fjalët e zotit Tsipras, në kontradiktë me veprat
Tribuna TV
10 Gusht 2018
“Është inkurajuese që kryeministri, qoftë dhe me vonesë, adoptoi nevojën e krijimit të një organizmi të mbrojtjes civile me kuadro që do të zgjidhen me parime meritokracie”, shënon partia më e madhe opozitare, Demokracia e Re në një reagim rreth deklaratës së kryeministrit për krijimin e agjencisë së menaxhimit të emergjencave.
“Mirëpo, nëse ky është vullneti i zotit Tsipras, le të shpjegojë se përse pak ditë më parë emëroi në krye të mbrojtjes civile, të policisë dhe të zjarrfikësve, persona që si aftësinë e tyre kryesore kanë përkushtimin partiak ndaj SYRIZA-s”, nënvizohet në deklaratën për shtyp të Demokracisë së Re.
Ndaje me miqte